Politika

Çështja “Doshi”- PD: Mark Frroku, peng i Ramës dhe Metës

Partia Demokatike, përmes sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se po i bëjnë shantazh deputetit Mark Frroku, me anë të një raporti të policisë, ku faktohet përfshirja e tij në trafik droge.

Deputeti-i-PD-se-Arben-Ristani3“Po bëhen 24 orë që janë publikuar dokumentat që tregojnë se Rama dhe Meta kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga kryetari i Parlamentit. Rama dhe Meta heshtin, edhe pse u bë e njohur, se ata e kanë kapur deputetin Frroku në flagrancë, duke marrë në mbrojtje një person të kërkuar për trafik droge. Trafikanti u la i lirë, ndërsa deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit ndaj një kryetari parlamenti”, deklaroi Ristani.

Ai përsëriti kërkesën e PD-së për dorëheqjen e menjëhershme të IIir Metës në mënyrë që të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë. Po ashtu, opozita i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të rrijë larg procesit, në të kundërt, tha Ristani, është njësoj i akuzuar si Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button