Politika

Meta në Zvicër, pritet nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Yves Rossier

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qendrimit të tij në Bernë, u prit sot në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Zvicrës nga Sekretari i Shtetit, Yves Rossier, me të cilin vlerësuan lidhjet mes dy popujve dhe biseduan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

meta4Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Zvicrës qe vazhdon të ofrohet përmes strategjisë 2014-2017, të Bashkëpunimit Zviceran në fusha të ndryshme, e kryesisht në zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë.

Sekretari i Shtetit, Yves Rossier, u shpreh se “Zvicra i kushton rëndësi të veçantë zhvillimeve të gjithanshme demokratike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore dhe në këtë drejtim Bashkëpunimi Zviceran do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe asistencë”.

Në vijim, Meta vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Zvicrës në planin shumëpalësh dhe ndërkombëtar, duke nënvizuar se roli i Zvicrës në gjirin e OSBE-se është një kontribut i vyer për të gjithë rajonin, veçanërisht në këto momente historike që po kalon hapësira evropiane. Ndërsa Sekretari i Shtetit shprehu vlëresimin për peshën e Shqipërisë dhe rolin kontruktiv që vendi ynë luan në rajon përmes konsolidimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Të dy bashkëbiseduesit, Meta dhe Rossier, ndanë bindjen se Shqipëria dhe Zvicra duhet t’a konsolidojnë bashkëpunimin e tyre në kuadër të luftës kundër terrorizmit, fenomen që kërcënon vlerat demokratike të kontinentit evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button