Home / Rajoni / Maqedonia / Çfarë i duhet Maqedonisë për dalje nga kriza

Çfarë i duhet Maqedonisë për dalje nga kriza

Kriza e thelluar politike ka nxitur debate edhe rreth modelit të qeverisë e cila do të merret me tejkalimin e saj.

ccedil-far-euml-i-duhet-maqedonis-euml-p-euml-r-dalje-nga-kriza_hdPDSH ditëve të fundit ishte përfshirë në debate rreth përfshirjes së saj në qeverinë aktuale të VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Por, lidhur me këtë çështje dolën shumë kontradikta. Kryetari i kësaj partie në një takim me gazetarët ka theksuar se nuk është duke biseduar për hyrje në Qeveri, por është duke biseduar rreth kërkesave reale të shqiptarëve me partinë e Gruevskit.

Edhe partia opozitare Partia Liberal Demokrate është për një qeveri kalimtare.

Disa parti të vogla politike janë të mendimit për formimin e një qeveri ekspertësh, ku nuk do të përfshiheshin partitë kryesore politike.

Përveç këtyre zërave, gazetarë dhe publicistë maqedonas antiqeveritarë kanë dalë me disa propozime duke nxjerrë edhe emra kryeministrash e ministrash. Në mesin e tyre përmenden edhe emra të publicistëve, diplomatëve dhe ekspertëve shqiptarë, si Abdulmenaf Bexheti, Arsim Zekolli, Izet Zeqiri, Rufi Osmani etj. Por, edhe këto propozime janë vetëm pjesë e debateve të rrjeteve sociale.

Për ish-kryetarin veteran të Parlamentit, Stojan Andov, kusht i parë për formimin e qeverisë kalimtare është dorëheqja e Gruevskit, i cili për momentin as që ka ndërmend të merr një hap të tillë thotë Andov.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kanë komentuar këto propozime rreth daljes nga kriza, por ato vazhdojnë të insistojnë në dialogun politik dhe gjetjen e një marrëveshje midis faktorëve politikë në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.