Home / Politika / Meta takon Kryeprokurorin kroat: Reforma në sistemin e drejtësisë prioritet

Meta takon Kryeprokurorin kroat: Reforma në sistemin e drejtësisë prioritet

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë,Dinko Cvitan me të cilin biseduan rreth reformave në fushën e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

meta5Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i uroi mirëseardhjen Dinko Cvitan dhe delegacionit që e shoqëron në Tiranë dhe theksoi se reforma në fushën e drejtësisë është një prioritet për Shqipërinë.

Meta tha se Shqipëria mund të marrë eksperiencë nga Kroacia për reformimin e sistemit të drejtësisë.

“Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian”, – theksoi kreu i Kuvendit.

Gjithashtu, Meta shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.

“Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne. Mbështesim forcimin e shtetit ligjor dhe institucionin e Prokurorisë”.

Prokurori i Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe ekspertët tanë më të mirë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”, – nënvizoi Dinko Cvitan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: