Home / Kosova / Ymeri pret Minxhozin, angazhim ekonomik mes dy vendeve

Ymeri pret Minxhozin, angazhim ekonomik mes dy vendeve

Kryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Visar Ymeri u takua sot me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

ymeriGjatë takimit palët diksutuan lidhur me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt dje në Tiranë, dhe sipas komunikatës për shtyp të shpërndarë nga Vetevendosje, Ambasadori Minxhozi shpjegoi disa prej temave të diskutuara në mbledhjen e dy qeverive si dhe llojin e marrëveshjeve të arritura. Ambasadori Minxhozi e vuri theksin te nevoja për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Kryetari Ymeri propozoi që mbledhje të tilla mes dy qeverive të ndiqen edhe me mbledhje të përbashkëta midis komisioneve parlamentare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve të arritura si dhe për të propozuar edhe marrëveshje të tjera në të ardhmen. Kryetari Ymeri e mbështeti nevojën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik  me qëllim ndërtimin e një tregu të unifikuar.

Në këtë takim, kryetari Ymeri shoqerohej nga nënkryetarja e Kuvendit prej VV, Aida Dërguti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Levizjes, Boiken Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.