Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 26 mars 2015

Horoskopi për datën 26 mars 2015

horoskopiDashi

Do të ishte më mirë që të shmangnit udhëtimet dhe vendet shumë mbytëse. Zgjidhini personat me të cilët do të kaloni ditën e sotme. Do të keni nevojë për ata të sinqertët dhe të besuarit.

Demi

Duhet të dini që jo të gjitha propozimet që ju bëjnë janë të favorshme për ju, ndaj përpara se të firmosni diçka, lexojeni mirë dhe mos i lini vetes dyshime. Ndjenjat tuaja do të marrin jetë.

Binjakët

Marsi dhe Jupiteri nuk do t’ju favorizojnë në situatat e përditshme. Nëse po jetoni një histori dashurie të fshehtë, sot duhet të pyesni veten nëse keni ende dëshirë të vazhdoni në këtë rrugë.

Gaforrja

Një ëndërr e juaja do të marrë jetë atëherë kur nuk do ta prisni aspak. Kini besim dhe do të shihni se së shpejti do të festoni. Parashikohen të reja të bukura në aspektin e dashurisë.

Luani

Mendojeni mirë gjithçka që do të bëni sot dhe mos merrni vendime drastike për të cilat mund të pendoheni më vonë. Do të kaloni një ditë të ngarkuar. Por në dashuri do të jeni shumë me fat.

Virgjëresha

Dita e sotme do të jetë një pikënisje e vërtetë për ju. Mos i dëgjoni kritikat e kota të disa personave, por vetëm këshillat e atyre të cilët janë të sinqertë dhe të dashur me ju.

Peshorja

Të reja të mira në mëngjes, ndërsa pasditja do të jetë monotone. Ka shumë mundësi që të grindeni me partnerin sot. Në punë do të merrni shumë kënaqësi dhe komplimente të sinqerta.

Akrepi

Sot Hëna do t’ju bëjë që ta ndjeni fort nevojën për t’u argëtuar dhe qetësuar. As mundësitë nuk do t’ju mungojnë, ndaj shijojeni këtë ditë. Sqarohuni me një të afërmin tuaj për një sjellje të tij.

Shigjetari

Avantazhe nga persona të cilët merren me modën, artin dhe bukurinë. Mos fajësoni vetëm të tjerët për gabimet tuaja. Do të merrni mesazhe të rëndësishme.

Bricjapi

Kurojeni më shumë pamjen tuaj dhe mendoni të bëni një dietë për t’u dukur më mirë. Jupiteri do ta bëjë diellin që të shkëlqejë në zemrën tuaj. Do të kaloni një ditë të bukur sot.

Ujori

Sot Venera do t’ju bëjë më tërheqës. Në rrjetet sociale do të njihni persona të rinj. Kush ka kohë le të gjejë edhe një person tjetër në të njëjtat kushte dhe le të bëjë gjëra të rëndësishme.

Peshqit

Qëndroni të përgatitur për disa probleme që do t’ju krijohen nga njerëz xhelozë dhe ziliqarë. Injorojini ata publikisht. Gjithçka që do të bëni fshehurazi, do t’ju ecë shumë mirë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: