Home / Politika / Ristani: Brukseli vërteton lidhjen e Edi Ramës me krimin‏

Ristani: Brukseli vërteton lidhjen e Edi Ramës me krimin‏

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se i ka mbajtur të fshehta problemet e Mark Frrokut me drejtësinë belge në mënyrë që të kishte deputetin në kontroll.

Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike Arben Ristani

Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike Arben Ristani

Ristani tha se tashmë me shkresën zyrtare të shtetit belg, vërtetohen lidhjet e Edi Ramës me krimin, të cilat sipas tij ishin denoncuar më parë nga Partia Demokratike.

“Edi Rama lejoi dje zbulimin e të shkuarës së deputetit të tij Frroku, pasi i vuri kapak hetimit për aleatin e tij Meta, duke fshehur të vërtetën e duke mos lejuar proces të drejtë, të plotë e të paanshëm. Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll.

Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri”, tha Ristani.

Sipas tij “kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta”. Ristani theksoi se Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse PD-ja kishte folur disa herë për të shkuarën kriminale të Frrokut.

“Partia Demokratike e ka denoncuar me forcë që prej fillimit aleancën e Edi Ramës me krimin, përzgjedhjen prej tij dhe sjelljen në parlament të personave të inkriminuar.

Partia Demokratike dhe mediat e pavarura kanë folur për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku dhe çështjet e tij të hapura me drejtësinë belge. Edi Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse ishte shumë mirë i informuar për të kaluarën e deputetëve të tij, i ka njohur mirë ata, dhe prandaj i përzgjodhi, për të blerë votat, për të vjedhur votat, për të shantazhuar votuesit. Faktet e bëra publike sot vërtetojnë denoncimet e Partisë Demokratike për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Edhe njëherë ai e ka akuzuar Ramën se është arkitekt i skemës së fshehjes së dosjes së Frrokut dhe se ka bërë aleancë me krimin duke manipuluar drejtësinë.

“Pas publikimit të këtyre fakteve shqiptarët pa dallim e shohin me sytë e tyre të vërtetën tronditëse se Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme të fshehjes së dosjes së Frrokut, të pazareve me të, dhe përdorimit të tij në manipulimin e procesit hetimor. Në dritën e këtyre të vërtetave tashmë të konfirmuara zyrtarisht, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu, i cili ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë”, tha Ristani.

3 comments

  1. Ristani,   je  bere   si  teneqe  e  prishur,  cdo  dite  i  bie  fyellit  ne  nje  vrime.  SHkoni  e  diskutoni  alternativa  ne  kuvend  se  si  te  behet  me  mire  per  ate  popull  dhe  mjaft  me  me  sharje,  fyerje  e  shpifje,  aq  me  teper kure  ju  vet  kini  qene  i  akuzuar  e  denuar  nga  gjukata  sic  eshte  shkruar  e  folur  me  pare.    Haroheni,  smerni  dot  pushtetin  me   te  shara  e   e  shpifje.  Beni    reformat  qe    qe  ka  ndermare   mazhoranca    qe   si  bete  dote     per  tet  vjet  dhe  mos  u  merni  me  fjale  rrugesh,    se  u  pame ,      qe  per  tet   vjet  qeverisje    nga  Saliu  e   kriminalizuat  shoqerine   shqiptare    dhe e  vendoset   vendin  tone   SHQIPERINE.  NE  VENDIN  E PARE  ME  KRIM  DHE  KORRUPSJON    NGA  ME  TE  LARTIT  NE  EVROPE.

  2. Ristan  kush te nxori nga  burgu  dhe pse?  qe nga ajo dite  ke dhene prova  per nje  mercenar  model,qe  kerkon te  mbulosh  intrigat  e tua,  e ke kot, m…i  me shure   s’mbulohet,thote  populli.

  3. si nuk paska pik turpi ky kaq shpejt i harroj kutit e votimit

Leave a Reply

%d bloggers like this: