Kosova

SHBA përgëzon Kosovën dhe vendet tjera për ligjet kundër ekstremizmit

Samiti i Shtëpisë së Bardhë mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm i mbajtur në shkurt në Washington me pjesëmarrje të mbi 60 vendeve, përfshirë edhe Kosovën, tashmë po jep rezultate.

shba-p-euml-rg-euml-zon-kosov-euml-n-dhe-vendet-tjera-p-euml-r-ligjet-kund-euml-r-ekstremizmit_hdSamiti i Shtëpisë së Bardhë mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm i mbajtur në shkurt në Washington me pjesëmarrje të mbi 60 vendeve, përfshirë edhe Kosovën, tashmë po jep rezultate me ndryshime të ligjeve që luftojnë këtë të keqe globale. Qeveria

Amerikane, siç raporton korrespondenti i transmetuesit publik nga Nju-Jorku, ka përshëndetur vendet të cilat me ndryshimet në legjislacionin e tyre u ndalojnë shtetasve bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, raporton RTK.

“Ne përshëndesim partnerët tanë evropianë të cilët kanë përmirësuar ose miratuar ligjet e reja për ndjekjen e luftëtarëve të huaj, duke përfshirë më së fundi ndryshimet në kodin penal të Malit të Zi më 18 mars, pastaj ligjin në Kosovë që u nënshkrua më 25 mars, dhe reformat e reja në Spanjë të miratuara më 26 mars”, thuhet në një kumtesë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej në këtë deklaratë thuhej se Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Bosnjë e Hercegovina, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Letonia, Maqedonia, Portugalia dhe Serbia gjithashtu kanë nënshkruar apo zbatuar legjislacionin mbi luftëtarët e huaj.

“Tani është e paligjshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor që të udhëtosh për të luftuar në një konflikt të huaj ose të bësh rekrutimin apo organizimin dhe financimin për pjesëmarrje të qytetarëve në formacione të huaja ushtarake. Këto përpjekje janë një kontribut i rëndësishëm në strategjinë tonë më të gjerë për të zbutur rrjedhën e luftëtarëve të huaj terroristë, siç diskutua në shkurt në nivel ministrash në Washington,” thuhet në këtë deklaratë.

Kosovën në Samitin e Shtëpisë së Bardhë e përfaqësoi ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button