Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 2 prill 2015

Horoskopi për datën 2 prill 2015

horoskopiDashi

Mos kini frikë për të shpresuar në realizimin e dëshirave: dëshira, fuqia dhe bindja juaj janë më se të mjaftueshme. Një zgjidhje jo e duhur në dukje do të jetë në fakt ajo më e mira.

Demi

Bëni gjithçka që doni të bëni, por mos harroni të merrni parasysh reagimin e një personi në një çështje. Që nga momenti që nuk do të arsyetoni gjërat nuk do t’ju shkojnë mirë.

Binjakët

Kjo e enjte do të jetë një ditë shumë e bukur, e cila në fakt do të përmirësohet me kalimin e ditëve; ndaj mos u mashtroni nga një mëngjes pak i zymtë. Vishni diçka që i pëlqen shumë personit të zemrës.

Gaforrja

Ju pret një transferim i vogël. Mundohuni të relaksoheni dhe mos humbni kohë për atë vendim. Mërkuri mund t’ua bëjë irrituese ditën e sotme. Kjo periudhë me pak fat ka për të kaluar shumë shpejt.

Luani

Do të jeni ambicioz dhe të zotë. Do të keni ide të qarta, mendje të ndritur. Mund të merrni rezultate të shkëlqyera në punë. Sot në dashuri do të ndiheni pothuajse të trishtuar gjatë gjithë kohës.

Virgjëresha

Mos e hidhni poshtë mundësinë e fundit që ju ka dhënë partneri. Mund të pendoheni përgjithmonë. Bëni shumë kujdes, sepse sot një person veçanërisht ziliqar dhe xheloz për ju mund t’ju japë një këshillë të gabuar.

Peshorja

Pak rëndësi nëse metoda juaj e punës është e mërzitshme për të tjerët: për ju funksionon, ndaj mos u kushtëzoni nga askush. Ndërkohë, disa gjëra ende nuk janë maturuar ndaj bëni mirë që të mos nxitoheni.

Akrepi

Do të zbuloni diçka të re për sa i përket punës tuaj. Në mbrëmje do të jeni paksa melankolik. Ndërkohë, përpara se të merrni vendime të rëndësishme, analizoni mirë situatat dhe besojini pak njerëzve.

Shigjetari

Duhet të jeni më të vendosur në përballimin e problemeve tuaja, sepse në të vërtetë ju ndieni mosbesim dhe mungesë kuraje për t’i pranuar gjërat ashtu siç ato janë.

Bricjapi

Vërini në përdorim aftësitë tuaja dhe përpiquni që të filloni një rrugëtim alternativ. Nëse ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar, mundohuni t’i kapërceni pengesat këtë ditë. Fantazoni më shumë.

Ujori

Të reja të bukura për këdo që po kalon një dashuri të komplikuar ose ekstra. Ndërsa ata që po përjetojnë një lidhje të fshehtë duhet të bëjnë kujdes ndaj fjalëve që po përhapen.

Peshqit

Besojini vetëm personave me besim ekstrem dhe mundohuni të mbani larg shpifësit dhe kuriozët për çdo gjë. Sot, partneri juaj, nëse ka lindur ditën e premte, do të jetë tepër nevrik, ndaj ruani durimin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: