Politika

Meta: Të bashkojmë energjitë tona për ëndrrat e fëmijëve!

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se ëndrrat e fëmijëve janë e ardhmja më e sigurtë e një vendi dhe  ne duhet të bashkojmë energjitë tona për këtë.

meta-flamuri-306x2002-306x2001-306x200Këtë deklaratë, Kryeparlamentari e bëri në çeljen e Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

“Fëmijët janë gjithnjë e më shumë viktima të politikës së gabuar, të politikës së dhunës, që synon konfliktin dhe jo zgjidhjet për të ardhmen. Fëmijët në Irak, në Siri dhe në Ukrainën lindore vuajnë dhe janë viktimat më të pambrojtura të këtyre konflikteve”, tha Meta.

Sipas tij,  ëndrrat e një fëmije janë e ardhmja më e sigurtë e një vendi dhe ne duhet ti jetësojmë ato.  “Fëmijët sollën ngjyrat më të bukura të botës. Sa e vogël është bota dhe kjo ndodh kur shikon gjithë këta fëmijë bashkë. Ëndrra e të gjithë fëmijëve është një e ardhme e sigurt. Mesazhi më i mirë për shoqërinë tonë dhe për politikën tonë, ende të ndarë në shumë çështje, është të bashkojmë energjitë tonë për fëmijët, që ngjyrat dhe ëndrrat e tyre të jenë sa më të suksesshme dhe ti mbështesim. Në çdo vendimmarrje të rëndësishme të udhëhiqemi nga ëndrrat e tyre. Ndaj është e rëndësishme që politikanët të kuptojnë se bota nuk është e tyre por e fëmijëve.”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button