Bota

Fidel Castro në publik pas më shumë se një viti

Fidel Castro, legjenda e Kubës, vizitoi sot një shkollë pranë shtëpisë së tij në Havanë, duke bërë shfaqjen e parë në publik që prej 14 muajsh, njoftoi sot media zyrtare e ishullit komunist.kastro
Lideri revolucionar 88-vjeçar u shfaq në fotografitë e botuara nga gazeta ”Granma”, organ i Partisë Komuniste të Kubës.

Fotografitë tregojnë Fidel Castron me një xhaketë dhe kapele sportive.

Për herë të fundit në publik, Castro u pa më 8 janar 2014 në hapjen e një ekspozite pikture në Havanë.

Kohët e fundit vihet re një afrim mes SHBA-së dhe vendit komunist.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button