Politika

Kërkesa e PD-së për Kokëdhimën, Këshilli i Mandateve mblidhet pasdite

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet mblidhet ditën e sotme rreth orës 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

koco-kokedhimaOpozita ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima. Partia Demokratike ka denoncuar një ndërtim në shkelje të ligjit, në Qeparo, që sipas saj i përket deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Deputeti demokrat Arben Ristani akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta, në një kohë që bën aksione për shembje të ndërtimeve pa leje, mbyll sytë në rastin e deputetit Kokëdhima, i cili po ndërton një kompleks vetëm 3 metra larg detit në Qeparo.

Zyrtarisht, Partia Demokratike kërkoi heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button