Maqedonia

Shefi i diplomacisë belge Rejnders në Maqedoni

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Rejnders, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

shefi-i-diplomacis-euml-belge-rejnders-n-euml-maqedoni_hdSiç kumtoi MPJ, krahas takimit me homologun e tij Poposki, Rejnders do të pritet edhe nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Fatmir Besimin.

Vizita është në funksion të nxitjes së mundësive të reja për bashkëpunim bilateral, si dhe bashkëpunim në planin multilateral, theksojnë nga MPJ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button