Home / Politika / Prezantohet projekti i arsimit dixhital, Rama: Transformim radikal, gati 60 shkollat e para

Prezantohet projekti i arsimit dixhital, Rama: Transformim radikal, gati 60 shkollat e para

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla ka prezantuar sot projektin e shkollave dixhitale ose mësimdhënien me tablet. Në një aktivitet të organizuar me këtë rast, në praninë edhe të kryeministrit Edi Rama, ministrja Nikolla ka deklaruar se sistemi i ri synon të ndërtojë një raport të ri mësues-nxënës-prindër.

rama7-320x175Nikolla e cilësoi këtë si një nismë mjaft të rëndësishme për sistemin tonë arsmor, që sipas saj do të zhvillohet gradualisht dhe duke nisur nga trajnimi i mësueseve për të siguruar suksesin e plotë të këtij projekti transformues.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri i vendit, Edi Rama e vlerësoi si një moment mjaft të rëndësishëm në transformimin revolucionarizues të shkollës, edhe pse ky projekt, sipas tij u pa me cinizëm dhe skepticizëm kur u prezantua.

“Është një moment i rëndësishëm për shkollën tonë, pasi bëhet fjalë për një fazë të re dhe transformim radikal në qasjen ndaj shkollës dhe në marrëdhënien nxënës-mësues-prindër dhe në raportin e tyre me dijen. Faza e parë e transformimit, të cilin kur ne e propozuam pati skepticizëm e cinizëm, por ja ku jemi sot para një fakti të kryer, ku puna ka filluar. 60 shkolla do të përfshihen në këtë program, 47 mijë nxënës, 2 mijë mësues do të jenë pjesa e parë e këtij projekti revolucionarizues”, tha Rama.

Rama ka shtuar se një sfidë më vete në këtë proces mbetet trajnimi i mësuesve, pasi sipas tij në të shkuarën kemi pasur eksperiencën e keqe të dështimit të nismave të tilla për shkak të mungesës së profesionalizmit.

“Deri tani, investime në teknologji janë bërë, por nuk janë shoqëruar me trajnime dhe aftësinë e domosdoshme për përdorimin e këtyre mjeteve në funksion të dijes. Ky është një transformim radikal që do të sjellë shumë të mira dhe do të krijojë një lidhje të re dhe shumë transparente në atë që ndodh në marrëdhëniet mes një mësuesi dhe një nxënësi, mes shkollave, etj. Kjo teknologji na jep mundësinë që të kemi përballë një pasqyrë të kompleksitetit të lidhjeve, për të pasur një pamje të qartë të zotësisë së mësuesve për të përcjellë dije, të aftësive të nxënësve dhe të përfshirjes së prindërve në këtë proces”, theksoi Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: