Home / Bota / Rrëzohet një helikopter me 14 persona në bord

Rrëzohet një helikopter me 14 persona në bord

helikopter-rusi1-466x350Një helikopter transporti, tip Mi-8, u rrëzua sot në Lindjen e Largët ruse me 14 persona në bord, 11 prej të cilëve zjarrfikës dhe tre anëtarë të ekuipazhit, njoftuan autoritetet lokale.

“Fati i tyre nuk dihet për momentin”, deklaroi Oxana Polchanova, një zëdhënëse e autoriteteve lokale duke shtuar se helikopteri ishte lokalizuar dhe se ishte përfshirë nga flakët.
Aksidenti ndodhi në rajonin Khabarovsk, rreth 50 kilometra nga lokaliteti Tchekounda, në Lindjen e Largët ruse.
Aksidentet ajrore janë të shpeshta në Rusi për shkak të gjendjes së keqe të avionëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: