Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 27 prill 2015

Horoskopi për datën 27 prill 2015

Dashi

Duhet të menaxhoheni në mënyrë autonome, sepse marrëdhëniet me personat që ju rrethojnë nuk do të jenë edhe aq të favorshme, ndaj ecni në rrugën tuaj.

Demi

Do të keni përshtypjen se do të jepni maksimumin e vetes dhe të mos merrni meritat që ju takojnë, megjithatë është mirë që të mos reagoni keq. Kjo fazë pritjeje nuk do të jetë më e mira.

Binjakët

Mundësi të mira për një punë të re. “Shfrytëzoni” mbështetjen e një personi të besuar. Besojini një Bricjapi. Nëse po mendoni të blini një shtëpi ose mobilie, merruni hua të afërmve.

Gaforrja

Po mendoni të bëni një udhëtim? Mos u frikësoni, së shpejti do të merrni edhe paratë që prisnit, që ëndrra juaj të bëhet realitet. Bota duhet të përballohet me kurajë. Mos firmosni kontrata sot.

Luani

Ktheni faqe, ju e dini mirë që mundeni dhe këtë bëjeni shumë shpejt: mos e falni më dikë që e keni falur disa herë! Qëndroni vetëm për të reflektuar mbi gjithçka për jetën tuaj.

Virgjëresha

Një kolegu juaj sot do të jetë shumë i padurueshëm. Gjithsesi bëni durim. Venera dhe Urani do t’ju mbushin me energji speciale për gjithçka. Shmangni nxitimin dhe mendohuni para se të flisni.

Peshorja

Do të keni mundësi që të shprehni hapurazi të drejtat tuaja mbi një veprim që e vlerësoni të padrejtë ndaj jush. Do të jeni paksa të ashpër ndaj personit të zemrës dhe për lidhjen do të sforconi.

Akrepi

Duhet të merrni kredi, mos e kufizoni veten që me propozimet e para, por përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi, duke i bërë mirë llogaritë. Besojuni bankave më të sigurta.

Shigjetari

Një person me plot vlera do t’ju propozojë për të bashkëpunuar për një projekt mjaft interesant. Në mbrëmje do të jeni nën shoqëri të mirë. Mos e fajësoni veten për gjërat që keni bërë me ndërgjegje.

Bricjapi

Një periudhë aspak pozitive, por dashuria do të jetë me ju. Rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë dhe në rritje. Shëndeti do t’ju bëjë “naze”. Punoni sa më shumë të mundni.

Ujori

Bëjeni gjithçka sipas mënyrës suaj. Do të jeni të zotë, seriozë dhe të përgjegjshëm. Të reja të mira ju presin. Do të jeni shumë të kërkueshëm. Një dëshirë e juaja do të realizohet.

Peshqit

Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja. Kush punon në zyrë të bëjë kujdes me shefin, i cili do të jetë me humor të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.