Politika

Shqipëri-Kanada, angazhim për finalizim të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore

Shqipëria dhe Kanadaja, firmosën Deklaratën e Qëllimeve si një angazhim për finalizimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, e cila do t’i vijë në ndihmë shqiptarëve të shumtë që jetojnë dhe punojnë në Kanada.

Deklarata u nënshkrua nga Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Rob Nicholson.

Sipas njoftimit zyrtar, Ministri Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Kanada, ku u prit në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit Kanadez, Andrew Scheer, si edhe Grupi Parlamentar  i Miqësisë Shqipëri-Kanada.medium_img_1720

Në takimin me homologun e tij, Ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kanadeze të cilat karakterizohen nga një frymë e konsoliduar miqësie, vlera që dy vendet ndajnë ndaj demokracisë, si dhe partneriteti i ngushtë në NATO.

Më tej, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e plotë që Kanadaja ka dhënë ndër vite për integrimin euro-atlantik të Shqipërisë, asistencën ushtarake, financimin e projekteve të ndryshme në Shqipëri, ndërsa paraqitet si domosdoshmëri dinamizmi dhe konkretizimi i mëtejshëm i projekteve konkrete, nxitja e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, si dhe plotësimi i kuadrit të plotë ligjor.

medium_img_1687Ministri Bushati vlerësoi si tepër të rëndësishëm rritjen e prezencës se kompanive kanadeze në Shqipëri dhe evidentoi faktin që Kanadaja është investitori i parë në vend.

Kjo gjë krijon nevojën për të strukturuar më tej marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet instrumenteve ligjorë të përditësuar në fushën e taksimit të dyfishtë dhe mbrojtjes së investimeve.

Nga ana e tij, Ministri Nicholson rikonfirmoi vullnetin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik të nivelit të lartë mes dy vendeve tona si dhe shprehu angazhimin për forcimin e bashkëpunimit politiko-diplomatik, kryesisht përmes nxitjes së kontakteve në të gjitha nivelet e bashkëpunimit dypalësh.medium_img_1686

Të dy ministrat u angazhuan të çojnë përpara bashkëpunimin e shkëlqyer për çështjet e sigurisë, adresimin e krizave globale, luftën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme si dhe shkëmbyen pikëpamje në kuadër të diskutimeve të pritshme gjatë Ministerialit të NATO-s në muajin maj.

Në takimin me Kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit Kanadez, Andrew Scheer, dhe me grupin e Miqësisë Kanada-Shqipëri, u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin parlamentar si një shtyllë kryesore e bashkëpunimit dypalësh.

medium_img_1772Gjithashtu, Ministri Bushati përgëzoi Grupin e Miqësisë Kanada-Shqipëri për lobimin e tyre në favor të tërheqjes së investimeve kanadeze në drejtim të Shqipërisë në fusha të ndryshme, si dhe rritjes se informacionit për vendin tonë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati pati gjithashtu takime me personalitete të larta të Senatit dhe Dhomës së Ulët dhe përfaqësues të diasporës në Kanada.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button