Kosova

Vritet në Siri, Ekrem Hasani nga Klina (Foto)

Ekrem Hasani nga Klina, i cili pati shkuar në Siri për t’iu bashkuar luftës së ISIS-it për xhihad është vrarë të mërkurën në Siri.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express, sipas të cilave Ekrem Hasani është vrarë të mërkurën gjatë luftimeve në një qytet atje, ndërsa për vdekjen e tij është bërë e ditur të shtunën.

Po ashtu mësohet se Hasani është varrosur në Siri.

Atij i është hapur e pame edhe në Klinë nga të afërmit e tjerë.

Ekrem Hasani, është vëllai i Ebu Hasan, të cilët kanë shkuar në Siri familjarisht, duke marrë me vete edhe gratë dhe fëmijët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button