Politika

“Tirana Open”, Rama: Ta kthejmë Shqipërinë në destinacion arti

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse me rastin e hapjes së aktivitetit ‘Tirana Open’, në vitin e dytë të organizimit të tij me mbështetjen e qeverisë. Rama e ka vlerësuar këtë aktivitet si një mundësi mjaft e mirë për të kthyer Shqipërinë në një destinacion arti.

“Tirana Open është kthyer në një pikë referimi që vit pas viti do të shkëlqejë si institucion i krijuar nga njerëzit e artit, për njerëzit e artit dhe me mbështetjen e qeverisë. Sot kemi një hartë më të pasur se asnjëherë për një aktivitet të vetëm, përtej librave, ekspozita, recitale, vizita të shkrimtarëve dhe të tjera evenimente duke sjellë në jetën kulturore të kryeqytetit një erë evropiane. Festivali i librit dhe artit pamor është pjesa më domethënëse për rilindjen e vendit tonë si rilindje urbane, me bashkërendimin kulturor me Kosovën, por edhe me një gjallërim që është i ndjeshëm për njerëzit e këtij komuniteti të vogël në numër, por cilësisht i madh për impaktin në jetën e vendit”, tha Rama.

Kryeministri e vlerësoi këtë aktivitet si një mënyrë mjaft e mirë për të rikthyer artistët shqiptarë të suksesshëm në botë në vendin e tyre.

“Të mos jemi vetëm atdheu i yjeve të artit, por edhe vendi ku shkëlqejnë yjet, të rikthejmë artistët tanë të sukeseshëm në Shqipëri”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button