Home / Politika / BE: Pas 13 Majit do të flasim për kandidatët e inkriminuar

BE: Pas 13 Majit do të flasim për kandidatët e inkriminuar

Duke folur për dështimin e javës së shkuar në miratimin e projektligjit për dekriminalizimin e diplomatja e Bashkimit Europian thotë se propozimet ishin shumë të ngjashme, por për taktika të ndryshme politike nuk u miratuan.

Romana Vllahutin: Me apo pa këto amendamente, duhet të jetë tejet e qartë për partitë politike dhe udhëheqësit e tyre, nuk duhet të përfshijnë në listat e kandidatëve njerëz, të cilët mund të kenë pasur në të shkuarën edhe hijen më të vogël të aktivitetit kriminal. Unë e kam thënë shumë herë dhe do ta përsëris sa herë që të mundem, se qytetarët shqiptarë duhet të kenë më të mirët mes tyre për t’i përfaqësuar. Këtu kemi të bëjmë më së shumti me një kredibilitet moral përballë pasjes së ligjeve, që do të ndalojnë së ndodhuri gjëra jo morale.

TCH: Cili do të jetë pozicioni juaj për çështjen e kandidatëve me probleme, pasi delegacioni i BE-së në Tiranë është një prej mbështetësve të dekriminalizimit?

Romana Vllahutin: Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne jemi duke parë. Afati i fundit është 13 Maji dhe pas kësaj date ne do të flasim për atë që mendojmë. Deri më 13 Maj ka kohë për t’i ndryshuar gjërat. Pas kësaj date, ne do të jemi shumë të qartë në mesazhin tonë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: