Home / Bota / Hollande në Havana, takohet me Fidel dhe Raul Castro-n
Francois Hollande dhe Raul Castro gjate takimit ne Havana

Hollande në Havana, takohet me Fidel dhe Raul Castro-n

Presidenti francez Francois Hollande zhvilloi një vizitë historike në Kubë, ku u takua në Havana me liderët e revolucionit të vitit 1959, Fidel dhe Raul Castro.

Hollande i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i japin fund embargos tregtare me Kubën, e cila është vendosur që në 1960-ën. Ai tha se embargoja ka dëmtuar rëndë zhvillimin e shtetit ishullor. Ai e lavdëroi Barak Obamën për rolin e luajtur në heqjen e embargos tregtare ndaj kombit amerikano-jugor, duke e përshkruar këtë vendim si të një rëndësie kyçe për hapjen e Kubës ndaj pjesës tjetër të botës.

Hollande është i pari president i Francës që e viziton Kubën që nga 1898 dhe udhëheqësi i parë perëndimor që nga 1980. Shefi i Elizesë dhe Fidel Castro zhvilluan një takim rreth 60 minuta.

“Unë kisha para meje një njeri i cili kishte bërë histori”, ka thënë pas takimit Hollande, i cili më vonë u takua edhe me vëllain e Fidelit dhe presidentin aktual të Kubës, Raul Castro-n.

Nga Universiteti i Havanës, Hollande tha se Franca do të bëjë çmos për të siguruar heqjen e masave ‘të cilat e kanë dëmtuar së tepërmi zhvillimin e Kubës’.

Leave a Reply

%d bloggers like this: