Home / Politika / Presidenti Nishani dekreton ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka

Presidenti Nishani dekreton ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ambasadorin e ri shqiptarë në Maqedoni. Mësohet se dekreti është miratuar sot, ndërsa këtë post do ta mbajë Fatos Reka.

“Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Fatos Reka, ambasador në Republikën e Maqedonisë, rezident

DEKRET PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Fatos Reka, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9094 Tiranë, më 14.05.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI”, citohet në dekret.

Leave a Reply

%d bloggers like this: