Home / Bota / Kërcënim për sulm terrorist në aeroportin e Ugandës

Kërcënim për sulm terrorist në aeroportin e Ugandës

uganda_aeroportAmbasada amerikane në Ugandë po paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në Aeroportin Ndërkombëtar Entebbe të Ugandës.

Ambasada thotë në faqen e saj elektronike se, sipas burimeve të zbulimit, ekziston “një kërcënim specifik”, se një grup i panjohur terrorist do të kryejë një sulm sot në mbrëmje në aeroport, mes ores 21 dhe 23.

Në njoftim thuhet se informacioni lidhur me kërcënimin është marrë nga forca e policisë së Ugandës.

Ambasada i paralajmëron njerëzit që kanë në plan të udhëtojnë nga ky aeroport që t’i rishikojnë planet e tyre bazuar tek ky informacion.

Më parë, zyrtarët e administratës Obama thanë se Shtetet e Bashkuara kanë në plan të forcojnë sigurinë në disa aeroporte të huaja, mes shqetësimeve se al-Qaida mund të jetë duke ndërtuar bomba të reja, të cilat mund të futen kontrabandë nëpër avione.

Leave a Reply

Your email address will not be published.