Home / Kosova / Thaçi: Autostrada Prishtinë- Hani i Elezit, arterie e zhvillimit ekonomik

Thaçi: Autostrada Prishtinë- Hani i Elezit, arterie e zhvillimit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerësoi sot fillimin e punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit (kufiri me Maqedoninë) – Rruga 6, një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të mëtejshëm të infrastrukturës së Kosovës.
Gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve, kryeministri Thaçi theksoi se “kjo autostradë do të shërbejë si një arterie e zhvillimit ekonomik, do t’i bashkojë më shumë shqiptarët dhe do ta integrojë vendin tonë në rrjetet kryesore mbarë-evropiane të transportit”.
“Ky projekt madhor shënon fillimin e jetësimit të Misionit të Ri dhe do të marrë emrin e intelektualit të shquar shqiptar Arbër Xhaferri”, u shpreh Thaçi
3.7.2Fjala e kryeministrit Thaçi mbajtur në ceremoninë e përurimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit - Autostradës Arbën Xhaferi014 - ZKM (6)Në ceremoninë e përurimit e zhvilluar në fshatin Uglar të Fushë Kosovës, afër nyjës lidhëse të Autostradës së Kombit me fillimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, bashkë edhe me drejtues të tjerë të institucioneve të Kosovës, mori pjesë dhe zv/kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, i cili vlerësoi rëndësinë e madhe të ndërtimit autostradës.
3.7.2Fjala e kryeministrit Thaçi mbajtur në ceremoninë e përurimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit - Autostradës Arbën Xhaferi014 - ZKM (4)Në 1 korrik u bë e ditur se mes qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, dhe konsorciumit fitues Bechtel&Enka u nënshkrua kontrata për ndërtimin e autostradës së re Prishtinë-Hani i Elezit. Rruga 60 kilometërshe do të kushtojë 600 milionë euro dhe pritet të përfundojë për rreth 42 muaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: