Kosova

Hyseni: Nuk kam pasur informacione për situatën në Maqedoni

Skender_Hyseni2Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni mohon të ketë pasur informacione për situatën në Maqedoni, nga Agencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pranuar as një raport nga AKI për atë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë informacion se mund të ndodhë ajo që ka ndodhur, ndërkaq siç tha që nga 21 prilli i ka bërë të gjitha veprimet në territorin e Kosovës, ta sigurojmë kufirin, të ndërmarrë veprime operative, që të mos ketë veprime kriminale në Kosovë”, tha z. Hyseni gjatë raportimit në komisionin parlamentar për sigurinë.

Hyseni tha se ajo çfarë ka ndodhur në Maqedoni është përgjegjësi ekskluzive e shtetit maqedon. Ai akuzoi autoritetet maqedonase se po luajnë me mënyrën e dorëzimit të emrave të të vrarëve, duke thënë se nuk e di sa është ky numër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button