Home / Rajoni / Maqedonia / Kriza në Maqedoni, Gruevski dhe Zaev bisedojnë në Strasburg

Kriza në Maqedoni, Gruevski dhe Zaev bisedojnë në Strasburg

Pas bisedave 10-orëshe midis Nikola Gruevskit dhe Zoran Zaevit në Strasburg, tre deputetë ndërmjetës të Parlamentit Europian, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt, kanë dërguar një kumtesë të shkurtër, në të cilën përshëndesin – siç thonë ata – diskutimin e sinqertë, i cili është udhëhequr gjatë natës mes të martës dhe së mërkurës.

Në kontekstin e bisedimeve që po zhvillohen, Kryeministri Nikola Gruevski dhe udhëheqësi i partisë kryesore opozitare LSDM, Zoran Zaev, janë takuar edhe me komisionerin Johanes Hahn në Strasburg.

Deputetët dhe komisioneri Hahn kanë përshëndetur angazhimet e udhëheqësve të partive për të punuar në arritjen e marrëveshjes në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe në ofrimin e një zgjidhjeje në pajtim me standardet europiane.

“Partitë e konfirmuan përcaktimin e tyre për integrimin në BE dhe parimet demokratike, si dhe u pajtuan që në vend të parë të vendosin interesat e vendit. Deputetët dhe komisioneri Hahn e përshëndetën diskutimin e sinqertë rreth temave kyçe të mospajtimeve”, theksohet në kumtesën e përbashkët të 3 deputetëve dhe të eurokomisionerit Hahn.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: