Home / Rajoni / Maqedonia / Zoran Zaev hodhi poshtë pohimet e Lavrovit për ndarjen e Maqedonisë

Zoran Zaev hodhi poshtë pohimet e Lavrovit për ndarjen e Maqedonisë

Zoran ZaevNë lidhje me pohimet e Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov, se Maqedonia mund të ndahet midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, lideri i Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi, se nuk do të ketë as ndarje, as federalizm të vendit të tij. ”Atë që populli maqedonas demonstroi qartë më 17 maj, një javë para kësaj edhe në Kumanovë, ku u arrit në incident të armatosur, është në kundërshtim të plotë me pohimet e Lavrovit. Populli maqedonas si kurrë deri tani në histori është aq unik dhe i bashkuar “ – nënvizoi Zaevi. Një ditë më parë Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë Daniell Mitov përkufizoi  si “të papërgjegjshme” deklaratat e homologut të tij rus Sergej lavrov, se po shqyrtohet mundësia për ndarjen e Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë”. Bullgaria do të  vazhdojë të jetë garant për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë”- deklaroi diplomati i parë i Sofjes. Edhe ministri Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka hedhur poshtë si të papranueshme deklaratën e Lavrovit për ndarje të Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: