Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 23 maj 2015

Horoskopi për datën 23 maj 2015

Dashi

Do të jeni në humor të mirë sot. Do të shkoni në kinema, në një koncert ose në një shfaqje teatrale. Bëni kujdes me zjarrin dhe elektricitetin. Marsi dhe Hëna nuk i favorizojnë aspak marrëdhëniet me të tjerët.

Demi

Do të kaloni një sprovë të vogël, por në fund gjithçka do të shkojë mirë. Do të merrni lajme nëpërmjet postës dhe email-it. Të lindurve të ditës së diel dhe të hënë do t’u ofrohen mundësi të mira pune.

Binjakët

Në familje dhe në dashuri do të kaloni momente të mërzitshme. Por mos u shqetësoni, sepse gjithçka do të kthehet shumë shpejt në normalitet. Është normale që të ndiheni poshtë me humorin. Mbështetuni te shoqëria.

Gaforrja

Nuk është momenti i përshtatshëm për të përballuar tema delikate në familje. Duket se qielli sot nuk do të ketë dëshirë të dëgjojë lutjet tuaja për dashuri. Po përpiqeni shumë, por është një çështje që nuk ia vlen.

Luani

Mos krijoni alibi për qëllimet tuaja, por gjeni kurajën e duhur për të përballuar disa çështje. E sotmja do të jetë një ditë e maturuar për dashurinë, por jini më të ëmbël me personin që ju do shumë.

Virgjëresha

Mos hamendësoni asgjë, nëse nuk ju është komunikuar qartësisht: sot duhet të tregoni vëmendje ndaj bindjeve dhe paragjykimeve tuaja. Me xhelozinë tuaj mund t’ia prishni ditën partnerit.

Peshorja

Sot do të ndiheni aktivë, edhe pse nuk do të mungojnë momentet e lodhjes. Energjinë tuaj duhet ta shfrytëzoni vetëm për ata që keni në zemër. Do të fitoni besimin e personit të dashur. Do të lumturoheni!

Akrepi

Hëna ka mundësi që t’ju bëjë të trishtuar dhe të dëshpëruar: përdorni energjitë tuaja për të organizuar mbrëmjen dhe për t’u çlodhur. Lajme të mira në punë për të lindurit në ditën e hënë.

Shigjetari

Dashuri të pasigurta për të lindurit ditën e mërkurë: gjithçka do t’ju duket e turbullt dhe e paqartë. Të tjerët do të kalojnë një ditë normale, por me Afërditën favorizuese.

Bricjapi

Dëshironi që të keni një të ardhme me të? Prisni më parë që të mbajë premtimet. Do të bënit mirë që të tregoheni të drejtpërdrejtë me njerëzit. Mos iu trembni të nesërmes.

Ujori

Nuk mund të aspironi më shumë sesa sot: Jupiteri dhe Marsi janë të mirëpozicionuar dhe mund t’ju garantojnë fat dhe kënaqësi. Vendimet duhet t’i merrni me shpejtësi.

Peshqit

Dikush ju mendon prej kohësh prej pendesës dhe keqardhjes që ndien për atë që ju ka bërë. Vini dorën në zemër dhe faleni, sepse në fund të fundit gabimi është një dobësi njerëzore. Buzëqeshni më shumë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: