Home / roze / Rita dhe Kendall, bashkë në “amfAR”

Rita dhe Kendall, bashkë në “amfAR”

Inatet i përkasin së shkuarës. Të paktën për Rita Orën dhe familjen Kardashian të cilat pas ndarjes së artistes me origjinë shqiptare nga Rob Kardashian, mardhëniet mes tyre ishin acaruar.

Kjo ishte vënë re në vitin 2014, ku Kim Kardashian kishte refuzuar të ulej pranë këngëtares 24-vjeçare në ceremoninë e “MTV Movie Awards”.

Gjithçka ka zanafillen në dhjetor të 2012-s, ku Rob Kardashian bëri një deklaratë të pazakontë, ku tha se Rita Ora e kishte tradhtuar atë me më shumë se 20 meshkuj gjatë kohës kur ata ishin në lidhje.

Por, në mbrëmjen “amfAR”, njëra nga motrat Kardashian, Kendall ka festuar bashkë me Ritën, dhe nga fotot e postuara duket se kanë kaluar shumë mirë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.