Home / Rajoni / Maqedonia / Delegacion i Maqedonisë në lutje te varri i Shën Cirilit në Romë

Delegacion i Maqedonisë në lutje te varri i Shën Cirilit në Romë

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, në kuadrin e pjesëmarrjes në ditën e iluministëve maqedonas Kiril dhe Metodij, sot do ta vizitojnë varrin e Shën Cirilit në Kishën San Klemente në Romë dhe do të marrin pjesë në lutjen të cilën do ta udhëheq kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan.

Në Romë mbrëmë me rastin e shënimit të Ditës së iluministëve slloven u mbajt manifestim tradicional “Maqedonia në nder të Shën Cirilit”.

Në kuadrin e manifestimit kulturor, që u hap zyrtarisht nga kryeministri, është hapur edhe një ekspozitë me vepra maqedonase tradicionale.

Kryeministri Gruevski në fjalimin e tij përshëndetës theksoi se Republika e Maqedonisë edhe këtë vit, për herën e 47-të me radhë jep kontribut në përkujtimin e iluministëve slloven, duke konfirmuar edhe njëherë lidhjet e mira midis Republikës së Maqedonisë, Vatikanit dhe Republikës së Italisë.

Delegacioni  qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski dje realizoi takim me kryetarin i Kishës katolike, Papa Françiskun dhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: