Home / Rajoni / Maqedonia / Investimet e huaja, Maqedonia shënon rënie me 17 milion euro

Investimet e huaja, Maqedonia shënon rënie me 17 milion euro

shkupiNë dy muajt e parë të këtij viti, në Maqedoni kanë hyrë 47 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja. Kjo shumë, është 17 milionë euro më e ulët se sa periudhën e njëjtë e vitit të kaluar, kur në Maqedoni hynë 64 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja.

“Ne asnjëherë nuk kemi qenë të parët për nga investimet e drejtpërdrejta të huaja në rajon. Tani, kjo do të shënojë ulje edhe më të madhe sepse askush nuk dëshiron të investojë në një rajon ku ka turbulencë politike dhe krizë sigurie. Të gjithë zmbrapsen ose do t’i anulojmë planet dhe do thonë, le të shohim çfarë do të ndodhë dhe të presim rezultatin. Nëse turbulenca të tilla ndodhin shpejt, papritmas, atëherë mund të ndodh që ata të mos paraqiten fare. Kjo është drojë e investitorëve potencialë, të cilët duan kohë të gjatë të binden për situatën, për kushte të qeta dhe të qëndrueshme”, tha Miroljub Shukarov, profesor.

Në tremujorin e parë të vitit, borxhi publik i Maqedonisë u shënua në 43,6% nga Prodhimi i Përgjithshëm Bruto. Ekonomistët prej kohësh japin alarmin se dinamika e ngjarjeve është shqetësuese.

“Ne ekonomistët, përpiqemi të krahasojmë nëse madhësia e borxhit korrespondon me normën e rritjes së ekonomisë. Në këtë rast, norma e rritjes së borxhit është shumë më e lartë. Ky është alarm se qëndrueshmëria buxhetore mund të jetë kontestuese. Këtë e paralajmërojnë shumë institucione. FMN-ja paralajmëroi para dy vitesh, se patjetër duhet të bëhet kujdes nëse marrja e huave nga jashtë”, u shpreh Miroljub Shukarov, profesor.

Për gjendjen shqetësuese në ekonomi edhe sektori i biznesit ka ngritur alarmin, i cili i kërkoi klasës politike që të gjejë sa më shpejt një zgjidhje të krizës, në mënyrë që ekonomia të mos falimentojë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: