Home / Rajoni / Maqedonia / Dialog politik dhe kthimi i besimit në institucion

Dialog politik dhe kthimi i besimit në institucion

Kristian Danielson, sekretar i përgjithshëm për zgjerim në Komisonin Evropian në një intervistë për rrjetin European Western Balkans shprehu shqetësim për ngjarjet e paradokohshme në Kumanovë dhe bën thirrje që në mënyrë përkatëse të hetohen dhe të mos shkaktohen tensione ndëretnike.

“Jam shumë i shqetësuar për atë që ndodhi në Kumanovë. BE dënoi çdo formë të dhunës dhe dëshiroj t’u shpreh ngushëllim të thellë familjeve të personave të cilët i humbën jetët. Komisari Han tashmë u bëri thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve të involvuar të bashkëpunojnë në ndriçimin e asaj që ndodhi, kush është përgjegjës dhe së bashku të punojnë në këtë çështje. Gjithashtu është me rëndësi ky rast në mënyrë përkatëse të hetohet dhe të mos shkaktojë tensione ndëretnike”, thotë Danielson.

Danielson njëkohësisht thekson që të mos tërhiqet vëmendja nga serioziteti i krizës politike në Maqedoni.

“Partia në pushtet dhe ajo opozitare duhet të angazhohen në dialog politik konstruktiv, të ndihmuar nga tre anëtarët e Parlamentit Evropian. Të nënvizohen çështjet sistematike për sundimin e të drejtës, lirinë e mediave, zgjedhjet dhe të tjera, në çfarë theksoi edhe Komisioni Evropian në raportin për përparim. Patjetër duhet të ketë përgjegjësi politike që të kthehet besimi në institucionet”, thotë Danielson.

Të gjitha pohimet për parregullsi të mundshme potenciale, thekson ai, duhet menjëherë dhe në mënyrë transparente të hetohen nga institucionet relevante.

Leave a Reply

%d bloggers like this: