Kosova

Ramush Haradinaj ja lëshon vendin Blerim Kuçit

blerim-kuciNëse Qeveria e re e Kosovës do të themelohet nga koalicioni i krijuar AAK, LDK dhe NISMA dhe kryeministër do të bëhet Ramush Haradinaj, ashtu edhe siç është bërë marrëveshja ndërmjet këtyre tri partive, shansin për t’u bërë deputet do ta ketë edhe një kandidatë i AAK-së, i cili nuk ka marrë votat e mjaftuara në zgjedhjet e 8 qershorit.

Është ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, i cili do të mund të zinte karrige në Kuvendin e Kosovës, nëse partia e tij arrin ta formojë qeverinë.

Ai, sipas votave të fituara, që gjithsej ka 5,015, është i renditur menjëherë pas Melihate Tërmkollit e cila renditet e 11 në listë, aq edhe sa është numri i deputetëve të AAK-së që ka marrë në zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë, kushdo që e formon kabinetin qeveritarë, pritet që të ketë ndryshime në deputet, për shkak të posteve ministrore që mund të ndahen.

[yop_poll id=”2″]

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button