Home / Presidenciale / Muaji i Ramazanit-Nishani shtron Iftar; harmonia fetare, një kryevlerë

Muaji i Ramazanit-Nishani shtron Iftar; harmonia fetare, një kryevlerë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shtroi një Iftar të premten në mbrëmje në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, përfaqësuesve të bashkësive fetare, Trupit Diplomatik, të institucioneve kushtetuese, etj.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani tha se në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit qindra miliona myslimanë sakrifikojnë nga jeta e përditshme për të fisnikëruar shpirtin e tyre.
Kreu i shtetit theksoi se në themelet e shtetit shqiptar qëndron kontributi i bashkësisë myslimane, që nuk e ndau fatin e saj nga ai i Shqipërisë.

Duke vlerësuar rolin vendimtar të Komunitetit Mysliman në krijimin e atij fenomeni origjinal në Europë dhe botë që është “harmonia fetare e Shqipërisë”, Presidenti vuri në dukje dhunën totalitare të komunizmit e cila goditi ashpër fenë.Presidenti Nishani shtron iftar me rastin e ramazanit
“Harmonia fetare shqiptare, theksoi Presidenti, kjo kryevlerë njerëzore nuk është aspak një mit, siç pretendojnë disa, por ajo qëndron në konstuticionin e kombit tonë si ADN-ja e trupit të njeriut”.

Biografia e myslimanizmit në historinë e popullit tonë, për disa rrethana origjinale e të pahasura në asnjë shtet evropian është modeli unik i një komunikimi shumë korrekt me besimet e tjera në Shqipëri. Kjo frymë shumë shekullore tolerance kundrejt ortodoksisë dhe katolicizmit, është një monument vlerash njerëzore, që e bën çdo mysliman shqiptar të krenohet me fenë e tij, e të jetë ballëlart në ballafaqimin me kulturat simotra”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.