Maqedonia

Sot takim i liderëve për tejkalimin e krizës politike në vend

Sot pritet takimi i liderëve për tejkalimin e krizës politike në vend. Po ashtu, sot pritet të vijë në Maqedoni edhe komisionari evropian për zgjedhim dhe fqinjësi Johanes Han, por i vetëm, pa tre euro deputetët e tjerë, Vajgël, Kukan dhe Hoiut, të cilët ishin pjesë e bisedimeve në Strasburg.

Gjithashtu do të ndryshojë edhe vendi i mbajtjet së takimit dhe kësaj radhe do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të BE-së.

Jo zyrtarisht mësohet se ardhja e Hanit do të thellojë bisedimet në përmbajtje të pikave kontestuese mes pushtetit dhe opozitës. Ky përforcim diplomatik vjen pas dështimit të tre takimeve në Shkup dhe atij në Strasburg, ku liderët e partive në pushtet dhe opozitë nuk arritën dot të merreshin vesh as për kornizën dhe formatin e bisedimeve.

Zaev rikonfirmoi se opozita maqedonase mbetet në kërkesat e saj për dorëheqje të Gruevskit, kryeprokurorit Zvrlevskit, drejtorit të RTVM-së dhe të gjithë zyrtarëve të prekur nga bombat e LSDM-së, duke e parë zgjidhjen vetëm tek formimi i qeverisë kalimtare.

Gruevs ki mësohet të shprehet i gatshëm për të biseduar për shumë çështje, por jo atë për dorëheqjen e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button