Home / Rajoni / Maqedonia / Marrëveshje 8 pikëshe e arritur në Shkup

Marrëveshje 8 pikëshe e arritur në Shkup

Johannes-HahnDisa media publikuan marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve të VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH-së.
Takimi i liderëve të katër partive kryesore me eurokomisionerin për zgjerim Johannes Hahn në Shkup ka përfunduar dje pasdite më një marrëveshje, për të cilën eurokomisioneri nuk ka dha detaje.
Por disa portale kanë publikuar një marrëveshje, për të cilën theksohet se është arritur në takimin e liderëve të VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH-së.
Janë 8 pika të kësaj marrëveshje që janë pranuar nga katër partitë kryesore:
1. Kthimi i LSDM në Parlament;
2. Komisioni parlamentar anketues për hetimin e përgjimeve i udhëhequr nga LSDM;
3. Ndërprehet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015;
4. Definimi i formatit të Qeverisë së Gjerë;
5. Më shumë kompetenca për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve;
6. Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016;
7. Integrimi euro-atlantik si prioritet;
8. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.