Politika

PS: Shtesa e katit, Basha shkeli ligjin me të dyja këmbët

Partia Socialiste, përmes deputetes Olta Xhaçka, denoncoi sot shkeljen e ligjit nga ana e kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, për shtesën e katit që ka bërë në pallatin ku jeton.

“Sot mësuam se pas 4 vjetësh që fjeti vetëm gjumë, Lulzim Basha paska bërë një gjë: i ka dhënë vetes së tij leje për të bërë shtesë kati në pallatin ku jeton dhe ky është një skandal i pabesueshëm”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Është një turp, tha Xhaçka, që pikërisht kryebashkiaku i Tiranës, autoriteti që duhet të garantojë respektimin e ligjit dhe zhvillimin, është i pari që e shkel ligjin me të dyja këmbët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button