Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 17 qershor 2015

Horoskopi për datën 17 qershor 2015

Dashi

Sot ndiqni intuitën tuaj që i takon diçkaje që e keni pasur para syve, por që kurrë nuk e keni parë. Mos kini frikë që një bisedë ta çoni deri në fund.

Demi

Nervozizmi me të cilin do të zgjoheni nuk do të jetë i mirë për ditën e sotme, sepse do t’ju bëjë që të trajtoni keq personat e dashur. Mundohuni të mos i keqkuptoni situatat.

Binjakët

Është më mirë që të mos fiksoheni më kot te disa ide, sepse kjo do të jetë dita më pak e përshtatshme për t’i çuar gjërat deri në fund. Ndaj zgjidhni të bëni diçka tjetër më të lehtë.

Gaforrja

Dashuria do t’jua bëjë zemrën të rrahë fort: mos u fshihni dhe mos kini frikë nga ndjenja juaj, edhe pse ju ka ndodhur në mënyrë të papritur. Jini të sinqertë me veten.

Luani

Nesër “mblidhini” në ajër rastet që do t’ju prezantohen: bëhet fjalë edhe për një nder prej dikujt që keni respekt. Nuk do të humbisni kohë kot.

Virgjëresha

Është e kotë t’i vini rrotull po një argumenti, gjërat tashmë janë të qarta. Edhe pse për të folur e keni të vështirë, kjo në fakt është gjëja më e mirë që mund të bëni.

Peshorja

Terreni në të cilin po lëvizni është i “minuar”: bëni një lojë strategjike, në mënyrë që të vëzhgoni nga larg njerëzit që janë të përfshirë. Kritikat ndaj një miku mos i mbani për vete.

Akrepi

Flisni hapur me personin që keni rënë në dashuri, sepse do t’ju kuptojë në një mënyrë që nuk e kishit menduar, pavarësisht se e dini mirë se marrëdhënia mes jush është shumë e ngushtë.

Shigjetari

Pas problemeve dhe shqetësimeve të ndryshme që keni kaluar gjatë kësaj kohe, mos e fshihni lumturinë që do të ndieni: do të jetë një moment special për t’u ndarë me të gjithë.

Bricjapi

Besojini këshillës dhe mbështetjes së një mikeje të dashur. Në mbrëmje çlodhuni për ndonjë orë, sepse edhe kjo gjë do të jetë një ndihmë për ju.

Ujori

E sotmja do të jetë shumë pozitive për ju të shenjës së Ujorit. Kjo prej faktit se ju tashmë e keni zbuluar se rrethin vicioz të negativitetit mund ta “thyeni” vetëm ju.

Peshqit

Më në fund do të rikompensoni kohën e humbur të ditëve të kaluara. Argëtohuni. Në mbrëmje bëjini ndokujt ndonjë surprizë, sepse dhe vetë do të ndiheni të lumtur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: