Politika

Basha: PD, masa me ndërkombëtarët. Askush nuk do prekë votën e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së enjtes një takim me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Në për fundim të takimit, duke u pronuncuar për mediat, Basha ka thënë se nga ndërkombëtarët ka marrë garanci për një monitorim strikt të procesit elektoral.

“Ndërkombëtarët do të përbëjnë një trupë të fuqishme vëzhguesish. Më garantuan se në çdo bashki të vendit ata do të jenë të pranishëm, të ndërgjegjësuar për problematikën e krijuar, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e standardeve zgjedhore. U bëj thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje, askush nuk e cënon votën tuaj. PD i ka marrë masat dhe bashkë me ndërkombëtarët do garantojmë një proces ku çdo qytetar të flasë me votën e tij”, ka thënë Basha.

Ai ka shtuar se, janë marrë të gjitha masat që të mos lejohet votimi i votuesve fiktivë, duke iu referuar kryesisht rasteve në Kavajë dhe Durrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button