Home / Politika / Kukan: Maqedonia, çështje e rrezikshme. Tirana të veprojë me kujdes

Kukan: Maqedonia, çështje e rrezikshme. Tirana të veprojë me kujdes

Përfaqësuesi i delegacionit të Parlarmanetit Europain për Shqipërinë, Eduard Kukan e konsideron si “të ngatërruar dhe potencialisht të rrezikshme” situatën në Maqedoni.

Ndaj, në një intervistë për Top Channel, këshilla e tij për Tiranën zyrtare ka qenë që të veprojë në mënyrë të kujdesshme.

Pas ngjarjeve në Kumanovë, ju jeni një prej eurodeputetëve të përfshirë në negociatat me Maqedoninë. Si e gjykoni ecurinë e këtij procesi deri tani? A prisni një dorëheqje të kryeministrit Gruevski brenda muajit, apo përsëritje trazirash në një skenar më të keq?

Eduard Kukan: Aty ka pyetje të lehta, por nuk ka përgjigje të thjeshta për situatën në Maqedoni. Është mjaft e ngatërruar dhe potencialisht e rrezikshme, do të thoja unë, dhe këtë duhet ta mbajmë parasysh kur merremi me vendin. Ju i keni parë institucionet europiane, Parlamentin e Komisionin, komisioneri Hahn dhe 3 eurodeputetë janë duke u marrë me këtë duke lehtësuar dhe ndërmjetësuar kontaktet dhe negociatat mes dy palëve kryesore, apo mes katër partive kryesore politike, sipas marrëveshjes së pajtuar më 2 qershor. Nuk mund të bëj ndonjë parashikim mbi këtë situatë, sepse siç e patë në takimin e fundit, pas  Shkupit, nuk pati asnjë rezultat. Kështu që jemi kthyer sërish tek marrëveshja e 2 qershorit, që angazhon përmes firmosjes së bërë liderët politikë me disa përgjegjësi. Kjo marrëveshje është e gjallë dhe e vlefshme. Tani po konsiderohet një proces nga institucionet europiane sesi të trajtohet më tej kjo situatë e vështirë, kështu që le të presim.

A keni ndonjë këshillë ndaj Tiranës, apo vërejtje ndaj diplomacisë shqiptare për sjelljen ndaj Maqedonisë?

Eduard Kukan: Unë mendoj se politikanët shqiptarë e kuptojnë ndjeshmërinë e situatës dhe “me kujdes” është fjala e duhur për menyrën sesi ata duhet të sillen.

Përgatiti: Arta Tozaj

Leave a Reply

%d bloggers like this: