Home / Kosova / Gjermania, mbështetje Kosovës në shtetndërtim dhe integrimin evropian

Gjermania, mbështetje Kosovës në shtetndërtim dhe integrimin evropian

ambasadori_gjerman-dhe-thaci-437x350Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim lamtumire ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blomeyer, i cili e përfundon mandatin.

Kryeministri Thaçi, sipas zyrës së tij, ka shprehur falënderimin për bashkëpunimin e mirë të qeverisë së Kosovës me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe për mbështetjen që qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike në Kosovë dhe në ndërtimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Duke konsideruar Gjermaninë si një shtet mik të Kosovës dhe njërin nga partnerët strategjikë të saj, kryeministri ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Ambasadori gjerman është falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet dhe qeverinë e Kosovës dhe ka theksuar gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen në proceset e ardhshme të shtetndërtimit dhe të axhendës së integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës

Leave a Reply

%d bloggers like this: