Politika

Basha: 300 ditë, Rama-Meta korrupsion politik dhe emërime kriminale

Lulzim-Basha7-538x350Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Pukë, nga ku garantoi se vota do të jetë në themel të proçesit të vendimarrjes në këtë parti.

Kryetari i PD-së, Basha e ka cilësuar të papranueshëm fjalorin dhe fyerjen që kryeministri i vendit iu bën pareshtur punonjësve të Shtetit shqiptar.

Basha tha se kjo maxhorancë, ka demostruar shkallën më të lartë të korrupsionit, atë politik me shitblerjen e votave në Korçë.

Po ashtu, Basha duke folur para demokratve të Pukës, ka shënjëstruar qeverinë Rama duke pohuar se “a nuk je t’i që ke emëruar njerëzit e skutave më të errëta të krimit, drejtues në poste të rëndësishme të administratës. Që ke emëruar të dënuarit për drogë, që ke emëruar dhe ke zgjedhur të kërkuarit për rrëmbim fëmijësh në poste drejtuese të administratës. T’i që akuzon drejtësinë për korrupsion, a nuk je t’i që demonstrove shkallën më të lartë të korrupsionit.  Dhe që sot i mohon opozitës të drejtën për transparencë që ia ka dhënë Kushtetuta e sovrani me komisione parlamentare hetimore. Ti që akuzon drejtesine për korrupsion, a nuk je ti që me njerëzit e t’u vodhe serverin e të dhënave tatimore dhe prap mohove transparencën parlamentare “.

Duke u ndalur tek proçesi zgjedhor në të cilin është përfshire PD, Basha ka garantuar se vota do të jetë në themel të procesit të vendimarrjes në këtë parti.

“Vota e lirë e anëtarëve për çdo vendimarrje të rëndësishme nuk mund dhe nuk duhet të jetë më kurrë objekt diskutimi hamendësimi por është dhe mbetet objekt dhe subjekt i një procesi transparent me standard europian të paprecedent deri sot në Shqipëri, dhe më pak shokë ne Europën Juglindore”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button