Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 6 korrik 2015

Horoskopi për datën 6 korrik 2015

DASHI

Pozicioni i yjeve në qiellin tuaj do të jetë i mrekullueshëm, duke ju dhuruar një ditë të pasur me programe të veçanta. Profesionalisht keni sukses dhe mund të nisni projekte që i keni me të vërtetë për zemër. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj, si dhe do të zbuloni se një miqësi do të jetë shumë e vlefshme në mjaft pikëpamje.

DEMI

Keni një sërë angazhimesh për sot, që edhe pse mund të jenë të këndshme nuk do të thotë të mos jenë të lodhshme. Në historitë e dashurisë që keni pasur jeni treguar mjaft racional, sepse keni frikë ta jetoni ditën ashtu siç vjen dhe dëshironi të programoni të ardhmen.

BINJAKET

Sot do të jeni mjaft ambiciozë: kurajë, sepse keni energjinë dhe forcat e duhura për të arritur një objektiv. Për sa i përket punës bëni mirë të programoni angazhimet që keni në rendin e ditës. Dashuria do ju dhurojë emocione të zjarrta si kurrë më parë.

GAFORRJA

Mos lini asgjë në dorë të rastësisë, është mirë që të jeni të përgatitur për sa u përket disa takimeve që do të bëni sot. Për hir të dashurisë mundohuni t’ia lini në dorë partnerit tuaj organizimin e kohës së lirë dhe mundohuni të bashkoheni me iniciativat që do të marrë ai/ajo në mbrëmje pa diskutuar.

LUANI

Sot do të jeni rrezatues në të gjitha kontekstet. Parashikohen zhvillime pozitive në sektorin profesional: mos lejoni t’ju ikë asnjë rast i vlefshëm. Tregohuni gjithmonë të qeshur me partnerin, në këtë mënyrë do të arrini të merrni nga ai gjëra që deri më sot mendonit se janë të pamundura.

VIRGJERESHA

Keni nevojë për një liri më të madhe veprimi, për të jetuar jetën tuaj ashtu siç dëshironi. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit. Mos lini pas dore formën fizike, siç thotë edhe proverbi: një mendje e shëndoshë me një trup të shëndetshëm.

PESHORJA

Në punë do ju duhet vetëm të zgjasni dorën për të arritur gjërat që dëshironi. Në dashuri gjithçka po shkon më së miri, ndiheni mjaft mirë me njeriun e zemrës, me të cilin po kaloni momente të paharrueshme.

AKREPI

Raste të mira nuk do ju mungojnë sot, sidomos për sa u përket përfitimeve ekstra. Po ecën mjaft mirë edhe sektori i ndjenjave; do të dini të jeni një shok i vërtetë jete për njeriun e zemrës, që duhet ta pranojë se nuk mund të bëjë pa ju. Një mik do ju ftojë të ndani me të një projekt mjaft të rëndësishëm.

SHIGJETARI

Ndonjë mendim më shumë rrezikon ta rëndojë disi ditën e sotme; është e vërtetë që jo gjithçka po ecën siç e kishit parashikuar, por nuk duhet të tërhiqeni për këtë. Përballoni me besim në vetvete çdo vështirësi të mundshme që do të hasni gjatë rrugës suaj; në qoftë se keni besim në vetvete do ia dilni mbanë.

BRICJAPI

Ju pret një ditë mjaft e gjallëruar. Do ta përballoni me energji punën tuaj dhe mund të keni besim te ndihma që do ju ofrojnë bashkëpunëtorët tuaj për të zgjidhur një problem. Në sektorin e ndjenjave partneri do të ketë nevojë për ndihmën tuaj për të zgjidhur një situatë delikate që i përket familjes së tij apo jetës private.

UJORI

Jeni në rrugën e duhur drejt suksesit, që do ju sjellë rezultate të rëndësishme në sektorin profesional. Po për sa i përket dashurisë? Do ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë në qoftë se keni një lidhje të qëndrueshme dhe mjaft të lumtur. Nuk do të mungojnë takime të reja dhe emocionuese për ata që janë singëll.

PESHQIT

Yjet në një pozicion aspak të favorshëm parashikojnë një ditë paksa nervoze, e karakterizuar nga blerje pa vend dhe nga çështje praktike të vështira për t’u drejtuar. Mos u mundoni të bëni shumë punë në të njëjtën kohë, seleksiononi ato më të rëndësishmet. Në sektorin e ndjenjave do të merrni një vendim të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.