Home / Politika / PD, Bogdani: Çmimi i naftës në nivel rekord. Rama mban qëllimisht taksat e rritura

PD, Bogdani: Çmimi i naftës në nivel rekord. Rama mban qëllimisht taksat e rritura

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë rritjen e çmimit të naftës në vend, që po arrin sipas saj shifra rekord, duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varferi tek qytetarët.

Nga ana tjetër, ka deklaruar deputeti Gerti Bogdani, qeveria vazhdon të kundrojë nga larg këtë plagë ekonomike.

“Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaja taksat e rritura mbi qarkullimin, duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës. Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet, ndërkohë që prej dy vitesh nuk rritën me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientet e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve”, ka thënë Bogdani.

Partia Demokratike i ka bërë sërish thirrje qeverisë që “të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës, që të lehtësojë jetën e shqiptarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.