Politika

Basha: Demokratët do t’i fitojnë sërish sfidat e vendit

 Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi gjatë Kuvendit Zgjedhor të PD-së në Vlorë se “në historinë e re të pluralizmit në Shqipëri, demokratët arritën të zëvëndësojnë sundimtarët dhe injorantët me intelektualë, të ndryshojnë vendin dhe të ndërmarrin reforma të mëdha”.

Ashtu si 24 vite më parë, u shpreh Basha, “shqiptarët kërkojnë sërisht sot ndihmën e demokratëve për t’i shpëtuar nga sundimtarët, depresivët, delirantët dhe bota e krimit në pushtet. Për këtë arsye ai i cilësoi zgjedhjet në PD të një rëndësie kapitale për të transformuar profilin e lidershipit kombëtar”.

Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Vlorë

Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Vlorë

“24 vjet më parë ne hodhëm diktaturën dhe shembëm komunizmin. Ne zëvëndësuam sundimtarët dhe injorantët me intelektualët më të shquar. 10 vjet më parë ishim po ne demokratët që larguam nga pushteti qeverisjen më të korruptuar të Europës me një elitë politike dhe intelektuale me staturë perëndimore. Shqipëria na ka kërkuar për punë të mëdha dhe ne e kemi nderuar sepse në ADN tonë politike qendrojnë ndershmëria aftësia dhe liria. Kohët kanë ndryshuar por sfidat mbeten të njëjta. Dëgjojmë jehonën e vendit që thërret për ndihmë, na thërret ta shpëtojmë nga sundimtarët, nga depresivët nga delirantët dhe nga bota e krimit. Vendi kërkon dhe njëherë të mbështet në forcën, ndershmërinë dhe vlerat tona. Ja pse këto zgjedhje kanë rendesi kapitale. Ne nuk po zgjedhim thjesht disa kryetarë por një sistem që do të transformojë përfundimisht profilin e lidershipit kombëtar”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button