Home / Bota / Pesë të vdekur pas kalimit të tajfunit “Neoguri”

Pesë të vdekur pas kalimit të tajfunit “Neoguri”

zzz163Pesë persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur pas shirave të rrëmbyer që kanë shkaktuar përmbytje si pasojë e kalimit të tajfunit “Neoguri”. Në prefekturën Nagano gjatë rrëshqitjes së tokës u shemb një ndërtesë që shkaktoi vdekjen e një 12-vjeçari. Në përmbytjet në ishullin Shikoku dhe në prefekturën Fukushima janë mbytur dy persona. Për shkak të tajfunit janë anuluar mbi 193 fluturime, ndërsa nuk qarkullojnë as trenat e shpejtë në Honshu. Moti i keq po lëviz drejt verilindjes afër bregdetit të oqeanit Paqësor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: