Home / Politika / Bozdo: Ndërtim pa leje në zonën arkeologjike “A”, me bekimin e Edi Ramës

Bozdo: Ndërtim pa leje në zonën arkeologjike “A”, me bekimin e Edi Ramës

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për të ndalur ndërtimin e paligjshëm që po kryhet brenda mureve të kalasë së Tiranës (pranë ish-pallatit të Pionierëve), monument kulture i kategorisë A.

Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, në një dalje për mediat nga vendi ku po kryhet ndërtimi, tha se sipas ligjit për trashëgiminë kulturore në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor.
ndertim pa leje

“Denoncojmë një akt të paprecedentë, atë të ndërtimit në një zonë historike, me bekimin e Edi Ramës, të mikut të tij Alban Xhillari. Është një krim që i bëhet historisë, kulturës së qytetit që ndodh nën hundën e Ministrisë së Brendshme dhe me bekimin e INUK dhe ky është standardi i dyfishtë që ka vendosur Edi Rama, sepse sipas ligjit për trashëgiminë kulturore, çdo ndërhyrje me karakter ndërtimor në një zonë të tillë është rreptësisht e ndaluar’, deklaroi nënkryetari i bashkisë.

Inspektoriati i Bashkisë së Tiranës, tha Bozdo, ka ndërmarrë të gjithë hapat procedurialë, në respekt të ligjit dhe procedurës, dhe sot jemi këtu për të demonstruar se ndërtime të tilla nuk do të ndodhin e s’kanë për të ndodhur kurrë.

Ndaj subjektit ndërtues, Bashkia e Tiranës do të depozitojë edhe kallëzim penal në prokurori për ndërtim pa leje dhe ndërhyrje në zonën e mbrojtur arkeologjike të kategorisë “A”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: