Politika

Rama: Nuk do ketë ndryshime në qeveri, Kuvendi nuk ka deputetë të inkriminuar

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë shtypi të fundit pë këtë sezon me gazetarët, ka bërë një pasqyrim të 300 ditëve të dyta të qeverisjes.

Rama, i cili ka folur për shumë tema, është pyetur nëse do të ketë ndryshime në shtator në kabinetin qeveritar.

“Qeveria do të vazhdojë të punojë kështu siç është, nuk kemi plan për të bërë ndryshime në qeveri, sepse nuk është e nevojshme. Qeveria do të bëjë pushimet e gushtit dhe do të rikthehet e rifreskuar kur të kthehet në punë”.

Më pas kryeministri tha se në shtator do të nisë një operacion për kunftën kundër informalitetit, që do të jetë i ngjashëm me atë të energjisë elektrike.

“Lufta kundër informalitetit do të jetë kryefjala e 300 ditëshit tjetër, sepse ne duam të ulim taksat për të gjithë, – tha Rama. – Ne do të nisim një operacion kundër informalitetit, një operacion kompleks. Kuvendi do të shqyrtojë paketën e masave shtrënguese, kundër personave që nuk kanë kasa, nuk kanë regjistra. Një operacion, ku do përfshihen doganat, tatimet, inspektorati i punës dhe pa dyshim Policia e Shtetit dhe operacioni nuk do tolerojë asnjë. Masat do të jenë shumë të rënda. Mosmbajtja e kasës fiskale do dënohet shumë rëndë dhe do trajtohet si një vepër penale dhe do të hyjnë të gjitha na paketën e krimeve penale”.

Sa i takon dekriminalizimit, raportit të DASH-it dhe deklaratës së ambasadës amerikane se është turp që në Kuvendin e Shqipërisë ndodhet një deputet trafikant, Rama nënvizoi: “Çështjen e rekordeve kriminale do ta shtrijmë edhe në administratë. Me sesionin e ri, ne do të zbatojmë ligjin për të gjithë ata që kanë pasur rekorde kriminale të gjykuara, jo të supozuara në administratën publike. Unë pastaj i përmbahem dëshmisë penale për çdo funksionar, zyrtar apo deputet, është ajo që tregon nëse një person është i pastër ose jo. Kështu që unë i përmbahem ligjit dhe dëshmisë penale të çdo individi, – shtoi kreu i qeverisë. – Ne nuk kemi deputetë në Kuvend që kanë probleme me ligjin, ndërkohë që nuk kemi kandiduar asnjë njeri me rekorde kriminale në zgjedhjet lokale. Pastaj dyshime, ndalime, hetime, përpunime, këto janë pjesë e proceseve që nuk kanë vlerë nga pikëpamja e gjykimit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button