Home / Bota / Lufta ndaj ISIS, Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Turqia duhet të bëjë më shumë

Lufta ndaj ISIS, Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Turqia duhet të bëjë më shumë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter tha se Turqia duhet të bëjë më shumë për t’i ardhur në ndihmë koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ISIS.

Ai tha se SHBA-të e vlerësojnë vendimin e fundit të Turqisë për të lejuar Uashingtonin  të përdorë bazat e saj për misione luftarake. Por, Carter shtoi se krerët amerikanë janë në diskutime të vazhdueshme me Turqinë për të bllokuar kalimin e kufirit të militantëve islamikë.

“Ata na lejuan të përdorim aeroportet e tyre, por kjo nuk është e mjaftueshme në luftën ndaj militantëve të ISIS”, tha Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtoi gjithashtu tha se militantëve të Shtetit Islamik i kanë mbërritur furnizime përtej kufirit dhe si anëtare e NATO-s dhe fqinje me Sirinë dhe Irakun, Turqia duhet të bëjë më shumë për të kontrolluar kufijtë e saj.

Në fillim të gushtit, Shtetet e Bashkuara nisën të përdornin bazën ajrore të Inçirlik-ut në Turqi. Zyrtarë të Pentagonit ishin prej kohësh në bisedime me Turqinë për të përdorur bazën në Inçirlik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.