Politika

PD: Arben Ndoka i dënuar për prostitucion në Itali

Arben-Ristani2-441x350Partia Demokratike publikoi sot dokumente zyrtare të dënimit nga Gjykata e Romës të deputetit socialist Arben Ndoka nën akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë së personit”.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD-së, Arben Ristani, publikoi “dokumenta zyrtare që vërtetojnë se përfaqësuesit e botës së krimit janë sot deputetët e Edi Ramës, që urdhërohen prej tij për të goditur fizikisht opozitën”.
“Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. Arben Ndoka është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri. Ai më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht dhe në vitin 2005 është liruar. Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit”, thuhet në deklaratën e deputetit të PD-së.
I rikujtojmë shqiptarëve, vijoi ai, se për t’i hapur rrugë futjes së Arben Ndokës në parlament, Edi Rama spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para tij në listën e kandidatëve. Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës. Kjo është rilindja e Edi Ramës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button